Aktori i njohur akuzohet për përdhunimin e 20 vjeçares: Mendova se ai do të më vriste

Aktori i njohur akuzohet për përdhunimin e 20 vjeçares: Mendova se ai do të më vriste

12:18, 19/03/2021

Aktori Armie Hammer është nën hetim policor pasi një grua pretendoi se ishte përdhunuar me forcë nga ai në 2017-ën, për disa orë, dhe mendoi se do ta vriste, raporton “CNN”.

Hammer ka mohuar pretendimet për përdhunim. Të enjten, avokati i Los Angeles, Gloria Allred, prezantoi klienten e saj 24-vjeçare, të identifikuar vetëm si Effie, e cila tha se u përdhunua nga Hammer.

Effie, e cila jeton në Evropë, tha se kishte një lidhje romantike dhe intime me Hammer nga 2016 deri në 2020. Ajo ishte 20 vjeç kur u takua me Hammer në “Facebook” dhe “ra në dashuri me të në çast”, sipas saj.

Ajo pretendon se Hammer u bë “gjithnjë e më i dhunshëm” me kalimin e kohës.

“Ai abuzoi me mua mendërisht, emocionalisht dhe seksualisht,”- tha ajo të enjten e përlotur.

Effie akuzoi Hammer për përdhunim për më shumë se katër orë në Los Anxhelos më 24 prill 2017. Viktima tha se ai kreu akte dhune ndaj saj, për të cilat ajo nuk pranoi, siç ishte goditja me litar tek këmbët.

“Mendova se ai do të më vriste“,- tha ajo.

Effie tha se ajo madje e humbi interesin për të jetuar për shkak të asaj që pretendon se i ka ndodhur.

Në një deklaratë, avokati i Hammer hodhi poshtë pretendimet e Effie, duke thënë se të gjitha bashkëveprimet e Hammerit me të dhe partnerët e tjerë “kanë qenë plotësisht konsensuale, me dakordësinë e secilës palë paraprakisht.”

Effie shpreson që historia e saj do të frymëzojë “të mbijetuarit e sulmit seksual në të gjithë botën” për të dalë me historitë e tyre përpara drejtësisë.

“Pavarësisht çmimit emocional që i është dashur të paguajë duke thënë të vërtetën e saj, ajo ka gjetur guximin të diskutojë atë që pretendon se i ka ndodhur për dy arsye,” tha Allred. “Së pari, ajo dëshiron të paralajmërojë gratë e tjera që mund të vijnë në kontakt me Z. Hammer për rreziqet e mundshme në marrëdhënie me të.

Së dyti, Effie është kontaktuar nga shumë të tjerë që pretendojnë se gjithashtu janë viktimizuar nga Z. Hammer në marrëdhëniet seksuale që kanë pasur me të,”- shtoi ajo.

Allred tha se nuk ka plane për të ngritur një padi në këtë kohë, por se provat u janë dorëzuar organeve të zbatimit të ligjit që mund të ndihmojnë në një hetim të Hammerit.

Në janar, aktori 34-vjeçar lëshoi ​​një deklaratë në përgjigje të akuzave nga ish e dashura e tij, Paige Lorenze, ku deklaroi se të gjitha aktivitetet seksuale jashtë martesës së tij ishin bërë me dakordësinë e secilës palë.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco