Kader në rrezik të madh nga Javuzi, sot në 'Lule të vetmuara'

Kader në rrezik të madh nga Javuzi, sot në 'Lule të vetmuara'

08:49, 17/03/2021

Javuz afrohet shumë me Kaderin dhe fiksimi i tij merr përmasa të rrezikshme.

Ai e çon Kaderin në pyll dhe shtiret sikur makina prishet për të qëndruar më shumë me të.

Për fat të mirë dy djem rastisin aty dhe ndihmojnë në rregullimin e makinës.

Serkan dhe Xhemre ngecin në ashensor dhe ballafaqohen me njëri-tjetrin.

Serkan nuk heq dorë nga xhelozia ndaj Tunës dhe marrëdhënia me Xhemren vazhdon të mos rregullohet.

Songyl kërkon punë por Gynej bën të pamundurën për ta ndaluar.

Feride ndjek Toprakun dhe shkatërrohet kur e sheh atë duke takuar një vajzë tjetër. Meral mëson Kaderin sesi të sillet para Tunës.

Kader takohet me Tunën gjoja rastësisht por turpërohet me veprimet e saj.

Ali dhe Fadik mësojnë Ejlylin me Meralin dhe Xhemrenë sesi të vetëmbrohen./revistawho.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco