Kika nuk ndalet, po vjen me një emision tjetër 'Albania Got Talent'

Kika nuk ndalet, po vjen me një emision tjetër 'Albania Got Talent'

16:39, 16/03/2021

Krahas ‘It’s my love’, Kika, moderatori kosovar po vjen me një tjetër emision.

Fjala është për spektaklin garues ‘Albania Got Talent’, që duke u nisur nga titulli, kuptohet se fjala është për një spektakël garues, shkruan Syri Kosova.

“Ke një talent? Mendon se je i veçantë në atë që bën? Nxitoni të regjistroheni. ‘Albania Got Talent’ dhe NTV Television hapin dyert për të gjithë talentat kudo që ndodhen në trojet shqiptare. Nxitoni për të realizuar ëndrrën tuaj, një super talent shoë po vjen në Shqipëri. Mendoni se jeni të aftë në diçka dhe  keni dhunti në çdo fushë tëe artit? Mos e humbisni shansin që ju vjen por nxitoni menjëherë të bëheni pjesë e audicioneve dhe pse jo të jeni ju super star i botës së artit kudo jo vetëm në Shqipëri por dhe në mbarë botën për të përfaqësuar denjësisht promovimin e talenteve shqiptare” ka thënë Kika.

Madje, u transmetua edhe promoja e parë që mund ta shihni më poshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco