Rita Ora tregon tatuazhin e preferuar dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe

Rita Ora tregon tatuazhin e preferuar dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe

21:01, 15/03/2021

Rita Ora, aktualisht ndodhet në Australi, si pjese e jurisë së spektaklit “The Voice”. Së fundi ajo ka mbushur 30 vjeç dhe ka folur për ndryshimet që ka vënë re gjatë kësaj periudhe.

“Kur mbush 30 vjeç të duket sikur nuk mund të bësh më të njëjtat gjëra. Fillon të ndihesh sikur ke rrudha, sikur të dhembin kyçet. Por, mund të këndoj më mirë”, është shprehur këngëtarja.

Ajo është shprehur gjithashtu se është penduar për tatuazhet e shumta që ka bërë në trup dhe po mendon t’i heqë ca në të ardhmen.

“Kam shumë tatuazhe dhe sa do të doja që të mos i kisha gjysmën e tyre dhe të gjithë ata që kanë tatuazhe përfundojnë duke thënë këtë gjë. Por kam një tatuazh, të cilin e dua shumë. Ai lexon ‘Zog’, që është në shqip dhe nëna ime gjithmonë më thërriste “zogu vogël”, ka treguar Rita.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco