Andi dhe Princi në sfidë të hapur për Jasminën

Andi dhe Princi në sfidë të hapur për Jasminën

15:00, 15/03/2021

Andi dhe Princi, dy nga konkurretët e 'Përputhen' e kanë shprehur hapur pëlqimin e tyre për Jasminën, e cila ka pasur një takim me Princin, por kaq mjaftoi që Andi të xhelozonte nga ana e tij.

Këtë xhelozi ai e shprehu duke i kërkuar Jasminës një përballje.

Ndërsa së fundmi, Jasmina ka publikuar në InstaStory disa video ku dëgjohen dy konkurrentët duke i kushtuar disa vargje freestyle.

Andi thuri këto vargje: “Kjo shkon për Jasminën: Nuk e di ku dole moj ti Jasmina, erdhe dhe më sulmove sikur Hiroshima, kemi pas puthje, kemi pas zhveshje, por ma knaq zemrën kur ta shoh atë buzëqeshje. Ti e din që jam person i përpiktë, por do ta shohim se a do të dalim nga këtu çift”.

Ndërsa Princi pati disa vargje më ndryshe për t`i thënë: “Çuna erdhi dita që zërin të ma dëgjoni, në CD dhe diskotekë kudo që të shkoni. Ma nxiu jetën mësuesja se shkoja me vonesë, më priste me shkop në dorë, e ngacmoja Jasminën se kisha dashuri.

Mësuesja për xhelozi më çonte në drejtori… Më hyri në qejf rakia dhe marijuana, por më shumë nga të gjitha më pëlqente Jasmina që filloi të më jepte mësim privat, nga 69 në 77. Çdo ditë më mësonte një mësim të ri, pa u lodhur më mësonte deri në çmendinë.

Ndërsa mbrëmë poashtu përmes një postimi në instagram ajo tregoi kush ka fituar.

”Konkursin e fitoi Andi Artani’‘ ka shkruar Jasmina.

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco