Pas fitores në “Grammy”, Dua merr urime nga familjarët

Pas fitores në “Grammy”, Dua merr urime nga familjarët

13:27, 15/03/2021

Këngëtarja arriti të jetë pjesë e këtij eventi por edhe e nominuar në gjashtë kategori.

Dua Lipa mori një çmim “Grammy” këtë vit për albumin më të mirë pop.

Ajo mori urime të shumta nga fansat dhe miqtë e saj por nuk munguan edhe urimet nga prindërit.

Dukagjjin Lipa përmes një postimi në profilin e tij në Instagram ka publikuar disa momente të Duas në “Grammy” teksa edhe e ka uruar.

“SA KRENAR DUA LIPA – FTUESJA E ÇMIMIT TË ALBUMIT POP DHE 3 HERE FITUESJA E ÇMIMIT GRAMMY”.

Po ashtu, edhe nëna e saj Anesa Lipa i ka shkruar një urim e cila ka zgjedhur fjalë në gjuhën shqipe.

“URIME 3 GRAMMY !! Ndiheni kaq krenare me ju gjithmonë dhe përgjithmonë! Të dua pafund”, kanë qenë fjalët e nënës së këngëtares.

“Albumi më i mirë pop, tre herë fituesja e “Grammy””, ka shkruar motra e saj Rina duke i postuar disa fotografi të Duas derisa mban në duar trofeun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco