Alban Dyrmishi, konkurrenti i ‘Përputhen 1’ pohon manipulimet: Autorja e programit ndërhynte...

Alban Dyrmishi, konkurrenti i ‘Përputhen 1’ pohon manipulimet: Autorja e programit ndërhynte...

13:11, 05/02/2021

Së fundmi, një sërë ngjarjesh dhe skandalesh të njëpasnjëshme kanë ndodhur në ‘Përputhen’.

Shumë akuza të rënda janë ngritur mbi formatin, ku duket se çdo është me skenar.

Për të folur në lidhje me këtë, i ftuar në emsionin e mëngjesit në Syri Tv ishte Alban Dyrmishi.

Arsyeja pse kemi ftuar personazhin, është sepse ka qenë i pari që i ka rënë ‘këmbanës së manipolimeve’ po ndoshta asaj kohe nuk ja ka venë kush veshin,  ose kanë qenë paksa më të aftë për ti mbyllur, megjithatë do i zbulojmë të gjitha me Alban Dyrmishin’, e filloi prezantimin moderatori Flavio Qarri, në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’, në ‘SYRI TV’.

Alban Dyrmishi është një nga konkurrentë që ka marë pjesë në emisionin ‘Përputhen 1’.

Ndër të tjera, Albani u pyet nga Flavio nëse doli i përputhur.

‘U përplasa ‘, u shpreh ish konkurenti, duke thënë që 'vetëm të përputhur nuk shohim aty, por shohim njërëz që përplasen'.

Ne ishim të parët që e nisëm atë udhëtim, por duke e krahasuar me emisionin e këtij viti , ishim si lloj testimi . Unë nuk kisha pasur në jetën time më parë eksperienca me televizionin , mendova se isha në një vend ideal , ku shkova për të gjetur dashurinë e jetës time”, u shpreh Albani.

Flavio:Ti e kishe seriozisht atë punën e dashurisë apo shkove për tu zbavitur pak , për tu bërë i famshëm?!

Alban Dyrmishi u shpreh: Në fillim thashë pse jo mos ta provoj, se beqarë isha, po duke menduar se ishte television, dhe do përplasesha me njerëz të vërtetë.

Flavio:  Më trego pak zanafillën e momentit kur ti fillove të shohësh këto dyshime, manipolime, stisjet në edicionin që ti ke qenë pjesë ?!

"Shikoja vajzat që nuk nuk i bënin zgjedhjet me mendjen e tyre, dhe autorja e programit ndërhynte në zgjedhjet që ato bënin", tregoi Albani. /Syri.net/B.Bixi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco