Ndodh edhe kjo, reperi i njohur dëshiron të vendosë diamantin milion dollarësh në ballë

Ndodh edhe kjo, reperi i njohur dëshiron të vendosë diamantin milion dollarësh në ballë

15:35, 02/02/2021

Lil Uzi Vert dëshiron të vendosë diamant milion dollarësh në ballë.

Lil Uzi Vert ka kaluar disa vitet e fundit duke përdorur diamante unike si aksesorë, shkruan Revolt.

Tani, reperi i Philly ka në plan ta vendosë atë drejtpërdrejt në fytyrën e tij.

 

Të shtunën (31 janar), reperi i “Sasuke” përmes llogarisë së tij në Twitter, ka treguar se sa i ngazëllyer është që ka marrë diamantin rozë.

Në vargun e tweet-eve, Uzi zbuloi se ai filloi të paguante miliona për diamantin natyror pasi ai për herë të parë ia vuri sytë në vitin 2017.

Ai pohon se vet diamanti kushton më shumë sesa pasuria aktuale që ka në posedim, nga shtëpia e tij deri tek Bugatti.

“Unë kam paguar për një diamant rozë natyror nga Elliot për vite tani,” shkroi Uzi në Twitter. “Ky gur kushtoi kaq shumë që unë kam paguar për të që nga viti 2017. Kjo ishte hera e parë që pashë një diamant të vërtetë rozë natyror”.

“Po Bugatti im nuk mund të paguajë as për të, të gjitha makinat e mia së bashku, plus shtëpia, kjo zgjati aq shumë tani unë mund t’i marr këto para”, shkroi reperi i Eternal Atake në një tweet tjetër.

Më vonë, Uzi zbulon gjithashtu se diamanti përmban të paktën 10-11 karat dhe se është blerja e tij më e madhe ndonjëherë.

Argjendari Elliot Avianne a.k.a Eliantte, ka siguruar zinxhirë të shumtë të bërë me porosi dhe bizhuteri të tjera për të famshëm për vitet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco