“Mos më quani gënjeshtare”, JLo reagon sërish pas akuzave për ndërhyrje estetike

“Mos më quani gënjeshtare”, JLo reagon sërish pas akuzave për ndërhyrje estetike

14:00, 26/01/2021

51-vjeçarja ka reaguar përsëri pas akuzave se bëri botoks, ani pse këmbëngul se sekreti i saj është “të jesh e mirë me gratë e tjera”.

Jennifer Lopez është detyruarreagojë sërish pasi e akuzuan atë për botoks, shkruan Daily Mail.

Aktorja, 51 vjeçe, tha se ndjeu nevojën për t’iu përgjigjur pretendimeve se kishte përdorur metodat anti-rrudha për të shmangur akuzimin se u përpoq ta mbante të fshehtë, duke shtuar se sekreti i saj i bukurisë është thjesht “të jesh e mirë me gratë e tjera”

Kjo erdhi pasi JLo reagoi në Instagram pas pretendimeve se ajo ka bërë ndërhyrje estetike, duke thënë se ata duhet të “përpiqen të kalojnë kohën e tyre duke qenë më pozitivë”.

Në një intervistë me People, JLo shpjegoi pse ajo vendosi t’i përgjigjej thashethemeve që e akuzojnë atë për botoks.

Ajo tha: ‘Unë nuk gjykoj askënd. Nëse dëshironi të bëni botox dhe injeksione të injektueshme, është mirë! Por nuk dua që njerëzit të thonë, “Oh, ajo po përpiqet të bëjë që të besojnë se këto gjëra funksionojnë”.

“Jo, unë po ju them se çfarë bëj që funksionon! Ju lutem mos më quani gënjeshtare. Nuk kam pse të gënjej për gjërat. Unë kam qenë goxha e sinqertë për tërë jetën time”, shtoi ajo.

Në fillim të këtij muaji Jennifer u detyrua të reagojë në rrjete sociale pasi ajo nxori fytyrën e saj natyrale për të promovuar markën e saj të kujdesit për lëkurën. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco