Rrëfimi i rrallë i Agnesa Vuthaj

Rrëfimi i rrallë i Agnesa Vuthaj

13:42, 26/01/2021

Ish-Miss Kosova dhe Ish-Miss Shqipëria, Agnesa Vuthaj, ka qenë pjesë e emisionit NIN në Klan Kosova.

Si kurrë më parë, ajo ka bërë një rrëfim shumë të sinqertë në lidhje me rrugëtimin e saj në profesion, por, foli edhe për privatësinë.

Më poshtë, keni gjitha përgjigjet e saj të transkriptuara, pa ndërhyrje

Kam qenë 17 vjeçare kur kam hyrë në botën e modës, kam qenë një vajzë shumë e thjeshtë që kam shkuar vetëm në shkollë dhe nuk është që kam pasur aktivitete tjera kështu që aktiviteti i parë ka qenë pjesëmarrja në Miss Peja, e më pas në Miss Kosova.

Familja nuk është që ka qenë shumë shtyese, në fakt unë kam marr festën nga organizatorët në atë kohë dhe sigurisht që e kam diskutuar edhe me familjen time. Familja ka pas pak dyshime meqë askush nga familja më herët nuk ka qenë në fushën e televizionit ose spektaklit të bukurisë, ka qenë koha menjëherë pas luftës dhe nuk është që ka pasur aq shumë bujë apo aq shumë famë, ka qenë një periudhë krejt tjetër në krahasim me periudhën që është tash, por, thjesht e kam provuar fatin, me provu një eksperiencë të re, duke qenë se kam qenë një e re shumë ambicioze dhe me shumë vullnet, por kam jetu në një vend të vogël dhe nuk kam pas mundësi me çka me u marrë.

Në Miss Peja kam marrë pjesë në një garë pa e ditur shumë se çka është, prandaj, nuk kam pasur shumë hezitim dhe nuk e kam ditë se çka bëhem nëse unë fitoj, thjesht kam shkuar me fitu një eksperiencë, me i njoftu vajzat e reja, me pa se qysh shkojnë dhe çka ndodh në një botë paralele. Tash nëse flasim pas shumë vjetësh, ka pasur plotë sfida,por, ka qenë një eksperiencë shumë e mirë.

Ndoshta më shumë ndjehen paragjykimet tash se sa atëherë. Se tash jetojmë në një botë të rrjeteve sociale ku çdokush ka mundësinë të shprehet dhe të hyjë e të shkruaj në Instagram, çdokush mundet të punojnë në ndonjë portal dhe të shkruaj çka të do. Në atë kohë mediet kanë qenë më të kontrolluara dhe mendoj që paragjykimi më shumë vjen prej medieve sesa prej njerëzve tjerë.

Paragjykimi ka qenë më i madh në Miss Peja, sepse, në Pejë sikur qytet më i vogël i ka shikuar më shumë si ato që vijnë prej qyteti apo fshati. Edhe Peja gjithmonë është njohur si qytet me vajza të bukura dhe mbase askush nuk e ka marrë me mend që vjen një vajzë prej fshati dhe e fiton Miss Pejën, kështu që në fillim kanë qenë ato paragjykimet: Kjo shumë e bukur, por, s’mundet me fitu se nuk është e Pejës. Ky ka qenë një moment i rëndësishëm edhe për mua, por, edhe për eventin sepse ka treguar se kur je një njeri me vlera dhe e meriton një çmim, atë e merr sepse s’ka lidhje prej nga vjen.

Kam qenë në moshë të re dhe çdo sfidë është përballuar më lehtë dhe ndoshta nuk është që mendon shumë në atë kohë, unë jam munduar ta bëj punën time më së miri, sigurisht që ka qenë e vështirë pasi isha një vajzë e thjesht që vinte prej një familje të thjeshtë dhe aktiviteti jem ka qenë shtëpi-shkollë e me u bë personazh publik sigurisht që ka qenë e vështirë me u përballu, bile, tash kur kthehem pas në kohë dhe kur mendoj them “bravo me qoftë”.

Ka pasur shumë mësime nga kjo periudhë, pasi, çdo angazhim apo sfidë e imja ka pasur aq shumë mësime në atë kohë saqë mendoj që duhet me kalu akoma vite për me reflektu për të gjitha mësimet që i kam marrë në atë periudhën, në atë 5 vjeçarëshin e parë, pastaj, gjithmonë kanë ardhur sfida të reja.

Mendoj që ky është vet sekreti, unë për brenda jam person i tillë dhe misioni im kryesor ka qenë mos me lë famën me m’ra në kokë, sepse, unë e kam fituar titullin MISS në një moshë shumë të re dhe në atë kohë ky epitet ka qenë shumë më i madh se sa ndoshta që është tash, pasi ka pasur shumë më pak aktivitete në atë kohë. Për mua, mirësia dhe sinqeriteti janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër që arrin në jetë. Të jesh me këmbë në tokë dhe e buzëqeshur, kjo është më e rëndësishmja.

Njerëzit që vijnë me qëllime të këqija kur kanë përball një person me energji pozitive, i largon.

Po, sidomos kur jeton në një vend sikur Kosova, seksizmi ndjehet jashtëzakonisht shumë, unë gjithmonë them kur je femër e bukur paragjykohesh dyfish. Seksizmin e kam ndjerë edhe në fakultet, pasi, thonin se kjo veç pse është Miss Kosova po i merr provimet e notat e mira, por, unë kam mësuar shumë, pasi, i kam përfunduar dy fakultete paralelisht: Gazetari dhe Komunikim Masiv dhe Shkencat Politike me notë mesatare njërën 9.5, tjetrën 9.7.

Kam mësuar shumë për të dëshmuar që vajzat e bukura dinë të jenë edhe të zgjuara dhe punëtore.

Para se të bëhesha MISS kam pasur plane paraprake për të studiuar, unë kam marrë bursa në atë kohë, por, edhe familja ime më ka ndihmuar rreth studimeve.

Mosha që kam qenë ka qenë më e vështirë me ditë se çka dëshiron të studiosh, këtë e kupton më vonë, ndoshta kjo ka qenë arsyeja se përse më vonë më shumë jam marrë me ndërmarrësi, sesa me ato që kam studiuar.

Jam e vetmja që kam arritur të fitojë edhe Miss Kosova edhe Miss Shqipëria.

Ftesa për Miss Albania ka qenë sfiduese, pasi, unë vetëm isha Miss Kosova dhe në Shqipëri frikësohesha se mos po e qes poshtë Miss Kosovën, pasi aty konkurrenca ishte e fortë dhe nuk e kisha të sigurtë kurorën.

Kisha dëshirë të merrja pjesë në Miss Bota dhe Miss Universe, prandaj pranova ftesën për Miss Albania, pasi, atëkohë, Kosova nuk mund të merrte pjesë në evente si këto.

E  kam përfaqësuar Shqipërinë në Miss Bota në vitin 2004 në Kinë  pastaj në Miss Universe 2005 në Tajlandë.

Për moshën që e kam pasur dhe për eksperiencën që e kam përjetuar, Miss Bota dhe Miss Universe me kanë shërbyer shumë, akoma mbaj kontakte me ato vajza dhe akoma bëjmë aktivitete.

Vitin e kaluar me organizatën e bamirësisë që e kemi pasur, kemi organizuar një këngë HIMN në LA, bashkë me vajzat e spektakleve tjera të bukurisë.

Politika luan rol në eventet e Miss Bukurisë pasi nëse i shohim top 16-ët, ka vajza nga Evropa, nga Amerika Latine, për shembull ka vite që në të gjitha spektaklet e bukurië fiton një vajzë me ngjyrë, apo, një vajzë nga Amerika.

Evropa ndodh shumë rrallë që fiton, pasi, spektalet e bukurisë nuk janë të famshme në këtë kontinent, më të famshme janë në Azi, prandaj, mbahen në Azi këto spektakle dhe fitojnë vajzat nga këto vende, pasi, nuk është vetëm çështje bukurie, por, është edhe çështje biznesi.

Kur isha në Filipine njerëzit në rrugë me njihnin, më thonin ti je Miss Albania e vitit 2005 në Miss Universe.

Sa i përket raportit me Miss Serbinë, eventet e Missit mundohen ta mbajnë atë balancin, ne jemi shkuar si dy shtete. Në prapaskena jam munduar ta përdori atë gjuhën e tolerancës.

Unë kam shoqe vajza serbe që kanë qenë në eventet e organizuara nga unë. Kemi kontakt, për shembull i komentojmë storiet e njëra-tjetrës, por, kur bëjmë post, nuk ka as like as komente mes vete.

Prej një fshati me shku në fund të botës ka qenë një gjë që as në ëndërr se kam parë.

E organizova “Agnesa Vuthaj Asociacion” për t’ua mundësuar vajzave nga Kosova të kenë mundësinë që unë e pata, pra, të udhëtojnë në botë, pasi, kur unë u zgjodha Miss Kosova, ky event nuk organizohej më.

Më eventet e Miss Kosovës nuk i organizoj pasi tashmë jetojmë në një periudhë tjetër, jem në kohën kur vajzat përmes rrjeteve sociale ia hapin vet dyert vetës, pra, përmes një hashtagu ti mund të shkosh në fund të botës.

Kosova ka vajza të bukura, por, është vështirë t’i sjellesh në një kompeticion garues, pasi, është një pasiguri te to. Duke qenë se jemi në kohën e rrjeteve sociale ato paragjykohen më shumë dhe janë të pasigurta sepse ndikohen nga komentet duke menduar se çka nëse unë marr pjesë edhe humb (nuk fitoj). Pra, frika për të mos u quajtur humbëse, nuk marrin pjesë në Miss Kosova.

Në shtetet e vogla duhet të organizohen spektalet e tilla, pasi, është një marketing i jashtëzakonshëm për to.

Atëherë kanë pyetur se ku është Kosova apo Shqipëria, ndërsa sot nëse u tregon nga vjenë thonë “uau” dhe të shohin si konkurrente.

Zgjedhja e Miss Kosova, Camila Barraza, juria ka bërë zgjedhjen e duhur, ajo ka qenë e pakonkurrentë me vajzat e tjera, kurse, sa i përket nacionalitetit, nëse ka qenë gabim, gabimi ka qenë prej fillimi kur ia kemi lejuar pjesëmarrjen.

Me përfaqësimin e Camila Barraza në Miss Universe Kosova ka përfituar një marketing të madh pasi u cilësua si rast i veçantë përfaqësimi i një vendi të vogël me një vajzë me nacionalitet latin.

Nuk besoj se do ta organizojë prapë Miss Kosova, pasi, një organizim i tillë do shumë mund, angazhim, jo vetëm deri në natën finale, por, edhe mësimin e vajzës për konkurse bukurie në botë.

Njomëza Rozhaja ka qenë inspirim për mua, pasi, ka fituar një vit para meje.

Ka pasur vajza të bukura nga Kosova, ndër vite, psh Zana Krasniqi, Kaltrina Neziri, Diana Avdiu. kurse, nga Shqipëria më pëlqen Adrola Dushi, Xhesika Berberi, Suada Sherifi.

Çdo vit që po kalon po e shoh që po bëhet jeta më e bukur. Nuk i jap shumë peshë bukurisë time sepse bukuria është dhuratë nga Zoti, ndërsa, gjitha kompeticionet i kam fituar me bukuri.

Bukurinë e kam parë si çelës për të depërtuar edhe në fusha të tjera.

S’kom ndërhyrje estetike. Operacionet plastike janë shumë zgjedhje personale, nëse dikush do me ndërhy diçka në pamjen e vet, le të ndërhyjë, pse jo.

Nuk kqyrem shumë në pasqyre, kam fillu me zbulu më shumë vetën e brendshme.

Nëse e sheh një vetull më lart, ose, një hund jo e drejt, thjesht bëje një foto me filtër dhe je okej dhe bjen e flen.

Në fillim mendoja që jam e shëndosh, konkurset e bukurisë duan trupa perfekt dhe kam mbajtur shumë dieta. Dietat kanë qenë me jo efekt, humb peshë menjëherë, mandej shton peshë 2fish më shumë menjëherë. Ushqimin e shëndetshëm duhet ta bëjmë stil të jetës.

Ha edhe brumëra, por, ha shumë rrallë. Bukë ha kur jam shumë uritur dhe kur kthehem në shtëpi e nuk gjej asgjë për të ngrënë.

Me Festimin kemi nisur punën 1 vit e gjysmë më herët, jemi partnerë në biznes, kemi punuar kreacione edhe për mua. Kam pasur edhe linjën time të këpucave e çantave, por, duke qenë se prodhohen në Itali, për shkak të pandemisë, më shumë jam përkushtuar ndaj punës në veshje.

Industria e modës, industri profitabile.

Kam qenë e mirë me medie, ka pas rallë raste për gjithë këto vjet që kanë shkruar diçka që s’më ka pëlqy. Në fillim këto shkrime janë pak të vështira, por, me kohë mësohesh.

Titujt bëhen për klikime, nganjëherë duke e ditur vetën prapë bi pre e klikimeve, prit ta hapi njëherë, kur e shoh, asgjë.

Kam reaguar për shkrimin për lidhjen me binzinsmenin indian, pasi, mendoj që ka qenë një shkrim shumë seksit, kam reaguar për fenomenin jo për rastin.

Pyetja ime do ishte: nëse një djal mbi të 30 do ishte me një biznismene të huaj, a do shkruhej i njëjti shkrim? Ose a do t’i kishte të njëjtat klikime? Këtu kthehemi te ajo historia paragjykuese që mundohen gjithmonë, ndoshta edhe në media që femrat t’i gjykojnë dhe t’i qesin pak më poshtë.

S’ka qenë e vërtetë, ka qenë një raport pune. Jam e mbushur me dashuri.

Në fillim kam menduar që meshkujt nuk më afrohen pasi janë frikësuar, por, tashmë nuk e di si ta përshkruaj nivelin. Kur je në shoëbiz, vajzat e shoubizit janë më të paragjykuara dhe nuk mund të jenë të përballueshme me djemt  që  nuk janë në shoubiz. Kjo mund të jetë edhe anasjelltas.

Kam qenë në lidhje që nuk kanë qenë pjesë e shoubizit pasi për mua ka qenë më e thjeshtë dhe kam dashur që jetën personale ta mbaj larg medieve. Ai ka qenë çelësi që e kam pas vet në kontroll.

Te lidhjet ndikon familja, rrethi, shoqëria, pasiguritë, por, s’kisha thënë që është vetëm elementi i famës, është stili i jetës më ndryshe që ndikon që lidhja nuk vazhdon.

Një mashkull një ideal? Besoj shumë në energji dhe nëse ishim përshtat në energji, kishim mujt me provu. Një mashkull ideal për mua duhet të jetë në valët e mija.

Jam krenare që kom arrit ndërvite t’i ruaj vlerat dhe parimet e mia, pa marrë parasysh me çka jam përball.

Asnjëherë pjesë e politikës.  Kur i kam përfundu shkencat politike kam fillu praktikën dhe m’ka ra me i pa pak partitë politike, me i pa ata që janë në pushtet dhe ka qenë një periudhë gjashtë mujore e cila më ka mësuar që politika nuk është për mua.

Krijimi i familjes: PO.

Kam qenë pjesë e kampanjave të ndryshme të bamirësisë, por, ato që më prekin më së shumti janë ato në përkrahje të fëmijëve dhe të grave, kryesisht dhuna ndaj femrës.

Se kisha ndal kohën asnjëherë.

Nuk bëj gjëra për çmime, nuk bëj gjëra në jetë për këtë gjë, kam qejf me lënë në gjurmë në jetë.

Kisha pas qejf me m’kujtu për mirësi, buzëqeshje, për një ndjenjë të mirë që ia lë një energji të mirë.

Njohja nga Nigeria? Prit le të kryhen zgjedhjet.

Kam kontakt me njerëz të punës, me shoqëri dhe familje. Çdo ditë investoj në vete, punoj shumë që një vit më shumë me qenë më e mirë.

Pas pandemisë kam filluar të behëm shtëpiake, bëj më shumë ushqime të shëndetshme.

Ai se din hala çka ka me marrë (për të dashurin).

Jetoj vetëm qe 10 vite. Jam shpërngul në Prishtinë kur kam qenë 18 vjeçare dhe kam jetu me motrën time derisa u martua, pastaj kam jetu vetëm.

Çdokush lulëzon më së miri në vendin e vet. Jam e lumtur krejt çka më ka ndodh në Kosovë.

Unë i kam qit kafe Vesës në kohën kur ishim në Dancing Uith the Stars.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco