Einxhel Shkira: Burrat shqiptar janë fodulla, injorantë...

Einxhel Shkira: Burrat shqiptar janë fodulla, injorantë...

12:30, 26/01/2021

Moderatorja Einxhel Shkira ka bërë një vëzhgim mjaft interesant sa i përket figurës së burrit shqiptar.

Një gjë të tillë ajo e prezantoi përmes një shkrimi të gjatë në Instagram, duke theksuar si tiparet më të këqija të burrit shqiptar: fodullëkun, injorancën e prepotencën.

Sipas moderatores, problematike është edhe mënyra se si këta burra trajtojnë gratë e jetës së tyre, duke nisur që nga nëna që i dha jetë dhe më vonë partnerja apo bashkëshortja.

“Po bëja një xhiro në rrjet, të shihja ça ndodh rreth e rrotull dhe gjithnjë e më shumë bindem që meshkujt shqiptarë (jo të gjithë mbase), por shumica janë fodulla, janë injorantë, janë agresivë dhe prepotentë ndaj femrës. Më e keqja është që këtë e shfaqin jo vetëm ndaj femrës në përgjithësi por edhe ndaj asaj që pëlqejnë, që e duan, që e kanë të dashur, grua apo më keq akoma dhe nënën e fëmijëve! Përpiqen ta nënshtrojnë sepse i shqetëson vetëbesimi i tyre, dashuria për veten e saj dhe sidomos kur gjërat s’janë si i do ai, atëherë nxjerrin fytyrën më të keqe tyren duke të përçmuar. Femra nuk bëhet për vete me ofendime, nuk dashurohet me fodullëk. Por e qartë që shumica s’janë të aftë dashurojnë se s’i lë ego e të qenurit “burri”. S’di në fakt a e kanë të qartë kuptimin e fjalës BURRE? Uroj të mos e ngatërrojnë me atë të fjalës ZOT”, shkruan Einxhel në Instagram.

Image 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco