Lei Kraja përlotet teksa flet ndarjen e prindërve

Lei Kraja përlotet teksa flet ndarjen e prindërve

13:54, 21/01/2021

 Moderatorja e njohur, Lei Kraja ishte e ftuar në emisionin ''E ardhmja është vajzë'' me Ermira Çaushollin në ABC.

Lei foli edhe për divorcin e prindërve të saj vite më parë, që i ka lënë akoma dhe sot e kësaj dite gjurmë.

''Vështirësitë e jetës mund ti ndaj në 3 etapa. Një nga këto është kur u ndanë prindërit e mi, gjë që ishte shumë e vështirë për mua. Shqiptarët e bëjnë pak tragjike ndarjen edhe për ne ishte shumë e vështirë në atë kohë nga ana emocionale se ishim 4 fëmijë'', ka rrëfyer Lei.

Më pas ajo shton:

''Kur u ndanë unë isha 13-14 vjeçe dhe isha më e madhja e fëmijëve. Është periudhë shumë delikate se ti akoma nuk e di kush je, çfarë je, jo se ke nevojë për të dy prindërit, por mënyra si u trajtua ajo çështje e bëri të vështirë.

''Pastaj mami na mori përsipër nga ana financiare, jo se po hedh babin poshtë, por nga ana financiare është pak e vështirë në mes të Amerikës një grua të rrisë 4 fëmijë me të gjithë të mira'', ka treguar Lei ndërkohë që është prekur dhe nisi të lotojë në studio duke prekur edhe të ftuarit e tjerë

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco