Arratisja e Fjolla Morinës, prokuroria i kundërpërgjigjet me një akuzë shtesë!

Arratisja e Fjolla Morinës, prokuroria i kundërpërgjigjet me një akuzë shtesë!

12:45, 21/01/2021

Lajmi i bujshëm i arratisjes së këngëtares nga Kosova Fjolla Morina që prej ditës së mërkurë, ka vënë në lëvizje përveç policisë edhe organin e akuzës.

Nga policia e Kukësit u konstatua zyrtarisht ditën e djeshme se këngëtarja e njohur, nuk ndodhej në shtëpinë që kishte marrë me qira në Kukës për të qëndruar në arrest shtëpiak, masë e dhënë nga gjykata e këtij Rrethi në 19 shtator të vitit të shkuar, pasi teksa kalonte kufirin, Kosovë-Shqipëri, në çantën e saj gjatë kontrolleve u gjetën dy pistoleta.

Përveç hetimit që po bëhet brenda radhëve të policisë për këtë arratisje, tashmë janë referuar edhe materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës ndaj vetë Fjolla Morinës, të cilës i shtohet edhe akuza, për veprën penale, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco