I shpëtoi dënimit me 10 vite, ja foto që e mbajti reperin e famshëm jashtë burgut

I shpëtoi dënimit me 10 vite, ja foto që e mbajti reperin e famshëm jashtë burgut

22:19, 20/01/2021

Reperi Lil Wayne u fal nga Donald Trump natën e kaluar, duke shmangur dënimin me burg, pasi shprehu mbështetjen për presidentin gjatë fushatës zgjedhore.

Artisti mund të përballej me 10 vjet burg për posedim të paligjshëm të një arme zjarri, të cilën ai u ndalua ta zotëronte për shkak të një dënimi më herët për armëmbajtje pa leje.

Por ai ishte një nga 73 personat që morën falje në orët e fundit të Trump në detyrë.

Ditë para zgjedhjeve të nëntorit, Lil Wayne kishte pozuar një foto me Trump dhe duket se ky i fundit e vlerësoi për mbështetjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco