Kush e la artin për politikë, e kush iu kthye prapë, Kosova vend i mundësive për të gjithë

Kush e la artin për politikë, e kush iu kthye prapë, Kosova vend i mundësive për të gjithë

14:15, 18/01/2021

Kosova njihet si një vend me shumë artistë, të profileve të ndryshme.  Shumë prej tyre, përpos me art, veten e kanë sfiduar edhe me politikë.  Një eksperiencë e tillë, për disa emra ishte sukses, e disa prej tyre thjesht një përjetim më shumë. Syri.net Kosova sjell më poshtë një përmbledhje të tyre, që i kemi parë edhe në foltoren e kuvendit dhe jo vetëm

Erdonit HOXHA

Arti është një nga sferat më të bukura te çdo shoqërie në botë. Edhe në Kosovë, shoubizi ka gjetur një treg të madh, pasi, sidomos pas periudhës së luftës, në treg kanë dalur shumë emra që sot pos famës, numërojnë edhe arritje në karrierë.

Por, jo gjithë artistët mbetën në fushën që u dha shumë. Ka edhe disa emra që vazhduan rrugëtimin, pikërisht në politikë.

Ndër të paret nga ta ishte Sabri Fejzullahu. Këngëtari u përfshi në lista politike dhe u bë edhe deputet.

Pas tij, në radhët e PDK-së u bashkua edhe reperi i asaj kohe, Memli Krasniqi. Madje, ai gjithë potencialin e tij e dha në këtë drejtim, duke u përshëndetur një herë e përgjithmonë me karrierën muzikore.

Lista vazhdon tutje me emrin e Genc Prelvukaj i cili në politikë hyri si këshilltar politik i shokut të tij Memlit, por, në vitin 2015 reperi hoqi dorë nga kjo fushë për të cilën studoi dhe u rikthye në muzikë.

Jo vetëm këngëtarët janë bërë politikanë.

E para prej aktoreve që u bë deputete ishte Blerta Deliu. E njohur për rolin e saj te filmi “Martesa e bariut” e më pas si gazetare, sot e kësaj dite Blerta vazhdon të jetë deputete e PDK-së.

Edhe aktorë  tjerë të njohur te tregut kosovar tashmë njihen ose si aktivistë, ose me pozita të larta në parti politike.

Fjala është për Ard Islamin dhe Fisnik Ademin të cilët iu bashkuan PDK-së, parti kjo që po del me më së shumti artistë në kuadër.

Në PDK ka shkuar edhe këngëtarja Eliza Hoxha. Madje, Eliza u bë edhe deputete e legjistraturës së fundit, duke qenë aktive në fushën e re që po e përfaqëson.

Mirëpo, si një nga njerëzit që bëri më së shumti zhurmë me inkuadrimin në politikë, ka qenë Labinot Tahiri.

Labi u tregua shumë i zoti si deputet nga radhët e AKR-së, duke pasur një rol me peshë në shumë vendime politikes në kohën sa ishte aktiv në këtë fushë.

I zëshëm në Kuvendin e Kosovës si deputet ka qenë edhe artisti i ndjerë, Adem Mikullovci, i cili fitoi besimin e qyetetarëve dhe u ulë në pjesën e VV-së.

Duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve nacionale, ka edhe artistë tjerë që kanë aderuar në parti politike, madje, po kandidojnë edhe për deputetë.

Aderimi në VV që zgjoi shumë debat është ai i Adriana Matoshit.

Aktorja e shumë sukseseve kombëtare e ndërkombëtare, iu bashkua Lëvizjes, duke kandiduar me numrin 60, në mesin e 110 kandidatëve tjerë.

Ajo pret që të fitojë dhe të shkojë në Kuvend si zë që do të punojë në të mirë të artistëve.

Kurse, ndër aderimet e fundit në PDK janë edhe dy aktorët e njohur si ‘Tukulukat’, Halim Berisha dhe Eqrem Berisha.

Madje, Eqremi ka qenë edhe kandidat për deputet nga radhët e Nismës në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco