Thirrja sensibilizuese e Dafinës: Ndihmoni fëmijët në nevojë

Thirrja sensibilizuese e Dafinës: Ndihmoni fëmijët në nevojë

10:58, 23/12/2020

Këngëtarja Dafina Zeqiri nuk njihet vetëm për skandale.

Ajo ka edhe anën e saj humane, e këtë gjë na ka treguar me postimin e fundit që ka bërë, shkruan Syri Kosova.

Në Instastory, Dafina ka hedhur një fotografi ku ka bërë thirrje që të ndihmohen fëmijët në nevojë.

“Në këtë kohë të dhënies, shpresoj që me ndihmën e juaj të mbledh disa fonte për të mbështetur punën e çmueshme që kryhet nga “Nëna dhe fëmija i lumtur”! E gjithë puna e tyre bëhet mbi baza vullnetare, ata janë plotësisht të varur nga donacionet për të mbajtur dyert e tyre të hapura dhe për të siguruar ndihmën shumë të nevojshme për familje jashtëzakonisht të varfër në gjendje dëshpëruese që kanë nevojë për ndihmë. Bamirësia siguron gjëra themelore të tilla si ushqim, veshmbathje dhe kur është e mundur mbështetje monetare për strehim dhe shërbime komunale”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Kjo ndihmë do të thotë shumë për këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco