‘Një yll në ngjitje’, ja shqiptari qe do të jetë protagonist në telenovelën e suksesshme turke

‘Një yll në ngjitje’, ja shqiptari qe do të jetë protagonist në telenovelën e suksesshme turke

21:07, 22/12/2020

Këngëtari shqiptar, Bertan Asllani, i cili prej vitesh jeton në Turqi, së shpejti do të shfaqet në një serial, por këtë here në rolin kryesor.

Ai ka treguar në Instagram se do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të serialit turk “Ogrenci Evi” (Shtëpia e studentëve).

Bashkë me Baran Bölükba??, Zülal Sude Güler and Samet Kaan Kuyucu, Bertani do të ketë rol kryesor në serial.

Bertani nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me këtë projekt.

Ky projekt do të transmetohet në platformën dixhitale të Turqisë, Exxen, dhe transmetimi pritet të nisë në datë 1 janar.

Kohë më pare, ai ka pasur një rol të vogël edhe në filmin “Pis Yedili”, në xhirimet e të cilit u njoh edhe me të fejuarën e tij, Hazal Senel. Kësaj të fundit, Bertani i propozoi për martesë disa muaj më parë, duke qenë se kishin edhe 7 vite lidhje bashkë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco