Aktorja e njohur jep lajmin e trishtë për fansat

Aktorja e njohur jep lajmin e trishtë për fansat

22:13, 17/12/2020

Hilary Duff deklaroi në gusht të këtij viti se seriali ‘Lizzie McGuire’do të rikthehej sërish.

Aktorja do të luante rolin e Lizzie-t 30-vjeçare, e cila do të bënte punën e ëndrrave, do të kishte një buxhet më të madh dhe do të kishte në krah të dashurin perfekt.

Por së fundmi, aktorja ka zbuluar në Instagram se seriali nuk do të realizohet.

Hilary shkruan në postim, se për vite me rradhë ka patur mundësinë të luaj personazhin e Lizzie-it, por tashmë nuk do të ketë një rikthim.

“Kam qenë e nderuar që kam patur mundësinë te luaj personazhin e Lizzie-it. Për vite me radhë ajo ka ndikuar në jetën e shumë njerëzve, përfshi këtu dhe timen.

Prekem kur shoh besnikërinë dhe dashurinë e fansave për këtë film. E di që kemi bërë shumë gjëra për një rikthim të saj, por pavarësisht përpjekjeve të të gjithëve, më duhet t’ju them se nuk do të ketë një tillë.

Dua që çdo rikthim i saj të jetë i ndershëm dhe i vërtet, të shkojë në një linjë me atë që Lizzie do të ishte sot. Ai personazh e meriton diçka të tillë. Jam shumë e trishtuar dhe ju them me siguri që bëmë gjithçka, por universi s’ishte në anën tonë. Eshtë thjesht 2020-ta!”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco