‘Është rrëmujaxhi’, gruaja e Cikalleshit rrëfen sekretet: Doja të jetonim në Londër, por…

‘Është rrëmujaxhi’, gruaja e Cikalleshit rrëfen sekretet: Doja të jetonim në Londër, por…

21:29, 17/12/2020

Bashkëshortja e Sokol Cikalleshit, Kornelia Cikalleshi, ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me sulmuesin e Kombëtares. Në një prononcim të dhënë për “Sport Time”, Kornelia tregon sekretet e bomberit kuqezi, teksa shprehet më tej se do të donte të jetonte në Angli, më saktë në Londër.

Në prononcimin e saj, bashkëshortja e Cikalleshit zbulo se partneri i sat është pak rrëmujaxhi dhe nuk gatuan. “Nuk e dimë se çfarë do të bëjmë për vitin e ri, por mendoj se pas datës 31 do të vijmë disa ditë në Shqipëri. Këtu në Turqi s’ndihet shumë atmosfera e festave të fund vitit.

Të jetosh me një futbollist? Është një jetë e bukur, por edhe e vështirë. Shumicën e kohës qëndrojmë vetëm. Ne femrat duhet të jemi shumë të forta përballë tyre për t’i motivuar sa më shumë. Kjo është pjesa e vështirë, por kjo është e vërtetë. Duhet të jemi mirë nga ana emocionale dhe t’i motivojmë. Nuk e di nëse më besoni apo jo, por unë nuk jam xheloze. As telefonin nuk ia kontrolloj.  Kam dëshirë të bëj një fëmijë tjetër. Dua një djalë, por atë e di Zoti.

Sekrete për Cikalleshin? Do të jetë i pari dhe punon shumë. Më pëlqen te ai që kur një ndeshje shkon keq, mërzitet shumë. Unë e motivoj. Është pak rrëmujaxhi. Përpara se të bëheshim me fëmijë, ka qenë më shumë. Por, më pas, kur u bëmë me fëmijë, më ka ndihmuar. Ka edhe diçka tjetër, nuk gatuan. Ëndrra? Do doja të isha në Angli. Më pëlqen Londra shumë sepse e kam qejf kohën me shi. Nëse Sokoli do të luante në ato nivele, koha do të hapej vetvetiu. (Qesh)”, u shpreh Kornelia Cikalleshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco