Aktorja e njohur do të interpretojë Whitney Houston, në dokumentarin për jetën e këngëtares

Aktorja e njohur do të interpretojë Whitney Houston, në dokumentarin për jetën e këngëtares

19:28, 17/12/2020

Aktorja britanike, Naomie Ackie do të interpretojë këngëtaren e ndjerë Whitney Houston në biografinë e saj.

Në fillim të këtij viti, u konfirmua që historia e jetës së këgëtares së hitit “Do të dua gjithmonë”, do të bëhet biografi.

Clive Davis - ish-shefi i labelit dhe miku i ngushtë i Whitney - konfirmoi nisjen e biografisë dhe është në bord për të prodhuar filmin së bashku me Pat Houston. Stella Meghie do të drejtojë filmin dhe tani është zbuluar se aktorja Naomi do ta sjellë përsëri në jetë Ëhitney, e cila vdiq tetë vjet më pare.

Sipas The Hollywood Reporter, Naomi ‘impresionoi’ të gjithë aq shumë sa që regjisorja Meghie u ‘prekur’ nga audicioni i saj. “Ne e kaluam pjesën më të mirë të vitit të kaluar në kërkim të plotë të një aktoreje që mund të mishëronte Whitney Houston. Naomi Ackie na bëri përshtypje në çdo fazë të procesit,” zbuloi Meghie.

Raportohet se pasuria e Whitney ka mbështetur filmin për të përdorur katalogun e famshëm të këngëtares, përfshirë vokalin e saj fenomenal gjatë gjithë filmit./Burimi:Metro/Përshtati: K.H/Syri.net/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco