Pas Kim Kardashian, aktorja e njohur shpreh mbështetje publike ndaj Anxhelinës

Pas Kim Kardashian, aktorja e njohur shpreh mbështetje publike ndaj Anxhelinës

18:31, 17/12/2020

Ditën e djeshme Anxhelina përfundoi në Instagram-in e Kim Kardashian e cila postoi në Instastory këngën më të fundit të Anxhelinës, “Precious”.

Ylli i “Keepiing Up With The Kardashians” ka ndarë në adresën e saj në Instagram, që është një ndër më të ndjekurat në mbarë botën, këngën më të fundit të Anxhelinës.

“Duke treguar dashuri për shoqen e ngushtë të Ariel! Urime Anxhelina”, ka shkruar Kim.

Sigurisht që ky postim e ka lumturuar pafund Anxhelinën.

Por përveç Kim, ka qenë edhe aktorja dhe modelja kanadeze Shay Mitchell, e cila ka ndarë në Instastory këngën e Anxhelinës, duke treguar suport maksimal ndaj saj.

Anxhelina është rikthyer në tregun muzikor pas 9 vitesh, dhe mund të themi se pritja ja paska vlejtur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco