‘Është torturuese’, Ellen DeGeneres tregon simptomën më të rëndë të Covid-19

‘Është torturuese’, Ellen DeGeneres tregon simptomën më të rëndë të Covid-19

17:14, 17/12/2020

Prezantuesja e famshme amerikane, Ellen DeGeneres ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19 dhe ka ndarë së fundmi përjetimet fizike dhe emocionale të këtyre ditëve në izolim.

Ellen ka treguar ka patur dhimbje torturuese kurrizi.

“Ndihem mirë. Ajo që shumë nuk e thonë dhe as unë s`e dija ishte dhimbja e kurrizit. Është torturuese. Pse krijohet? Si shpjegohet? Kush e di”, thotë Ellen.

Ellen ka rreth një javë që ka rezultuar pozitive dhe duhet të jetë në fazën e fundit të virusit. Gjithsesi e ka pezulluar programin dhe do të rikthehet pas festave në televizion.

Përveç virusit, duket se prezantuesja nuk është në ditët më të mira të saj, pasi së fundmi është raportuar dhe një rënie e shikueshmërisë së emisonit  “The Ellen DeGeneres”, ku ajo po humbet çdo ditë e më shumë sponsora për emisionin e saj./K.H/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco