Ish-deputetja i del në mbrojtje Shkurte Fejzës për këngën ‘Nuse, Mësuese’

Ish-deputetja i del në mbrojtje Shkurte Fejzës për këngën ‘Nuse, Mësuese’

16:14, 17/12/2020

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Melihate Tërmkolli, i ka dalë në mbrojtje këngëtares së muzikës popullore Shkurte Fejza ku kjo e fundit ka publikuar së bashku me vajzën e saj Gresa Behluli një këngë me titullin ‘Nuse mësuse’, ku po kritikohet për nxitje të urrejtjes dhe nënçmim të femrës, raporton Syri.net Kosova

Tërmkolli në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se Shkurte Fejza është institucion kulturor në vete.

‘Shkurte Fejza, është një institucion kulturor në vete. Ajo bëri epokën me këngën e saj në mobilizimin e shqiptarëve në luftë kundër okupatorit serb. Mbajti gjallë dhe i dha fuqi frymës kombëtare, bashkë edhe me të tjerë, njerëz të artit e kulturës sonë. Dëm i madh që nuk u mor askush institucionalisht deri më sot me trajtimin dhe analizën e këtyre temave në funksion të luftës sonë për liri e shtet’, ka thënë Tërmkolli.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Shkurte Fejza dhe diskursi gjinor Shkurte Fejza, është një institucion kulturor në vete. Ajo bëri epokën me këngën e...

Posted by Melihate Tërmkolli on Thursday, December 17, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco