Vjen reagimi i Blertës: Zgjedh ti, mos ta përfillesh fare konkurrencën, apo, të ndjesh  e të lejosh ta helmoj shpirtin konkurrenca?

Vjen reagimi i Blertës: Zgjedh ti, mos ta përfillesh fare konkurrencën, apo, të ndjesh e të lejosh ta helmoj shpirtin konkurrenca?

15:56, 17/12/2020

Liberta Spahiu ka bërë një reagim në rrjetet sociale, si ‘diss’ nga Blerta Veselit, Missi që po sjell një emision të ri, prodhim i gazetës online Reporteri për RTV Dukagjini.

Spahiu shkroi se ‘Prive’ është emisioni më i mirë i 10 viteve të fundit, duke hedhur një video të një operacioni plastik, gjë për të cilin u akuzua Missi, shkruan Syri Kosova.

Me një reagim ka ardhur edhe Blerta.

Në Instagram ajo hodhi fotografinë  Marilyn Monroe, të shoqëruar me këngën e Beyonces dhe me një shkrim të gjatë.

Teksti i Blertës, pa ndërhyrje:

Zgjedh ti?

Te provosh gjera te reja apo te qendrosh ne pabarazine qe sjell status quo-ja? Zgjedh ti?

Me vetedije te plote per synimet ne jete apo t’i degjosh e t’i lejosh te tjeret ta kontrollojne jeten tende me injorancë Zgjedh ti?

Mos ta perfillesh fare konkurencen apo ta ndjeshe e ta lejosh ta helmoj shpirtin konkurenca? Zgjedh ti?

T’i thyesh muret per ambicie te reja apo te qendrosh ne comfort zone se tashme e ke krijuar strenë Zgjedh ti?

Te keshe favorin e kohes apo ta humbesh sensin e saj kot? Zgjedh ti?

T’i motivosh te tjeret apo ta gjykosh peshkun ne baze te aftesive te fluturimit? Zgjedh ti?

Lere te dominoj mendimi pozitiv apo ai negativ ne mendjen tendë Zgjedh ti?

Te veprosh me mendje apo te mundohesh t’i manipulosh emocionet e njerezvë Zgjedh ti?

Te paragjykosh menjehere apo te kursehesh e te mendosh qe nuk i njeh njerezit nga afer? Zgjedh ti?

Te jetosh ne boten e diversitetit apo te jetosh ne boten bazike me standarde te kufizuara? Zgjedh ti?

Te dishe te vleresosh dhe njohesh diqka te bukur apo te jetosh me mendimin se e bukura nuk eshte inteligjentë Zgjedh ti?

Me disa kg me shume apo e dobet thatake se keshtu jane standardet e bukurisë Zgjedh ti?

Curvy apo mos trego forma se bie ne sy per keq? Zgjedh ti?

Me nderhyrje estetike(ku ti ploteson vetbesimin tend) apo te jetosh duke u ruajtur gjithmone nga shoqeria injorante qe nuk evolon? Zgjedh ti?

Floke Pink apo te zeza se duhet te jemi njerez normal? Zgjedh ti?

Te jetosh e çliruar apo te kufizohesh? Zgjedh ti?

Te jesh apo te mos jesh? Zgjedh ti?

Ju puth Blerta ????

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco