Modelja braziliane vendos kriterin e radhës: Dua një burrë të vaksinuar ndaj Covid-19

Modelja braziliane vendos kriterin e radhës: Dua një burrë të vaksinuar ndaj Covid-19

14:59, 17/12/2020

Modelja e njohur braziliane, Iasmin Santos, i ka habitur të gjithë me deklaratën e fundit.

Modelja rrëfeu se gjatë periudhës së pandemisë nuk ka bërë seks, dhe tashmë kërkon një të dashur që ka bërë vaksinën e koronavirusit.

Madje, modelja pak kohë më parë ju rrëfeu ndjekësve rregullin qe kishte vendosur, duke deklaruar se ata që mund t’i duken të përshtatshëm për të qenë partner i saj, duhet që më parë detyrimisht t’i nënshtrohen testit të COVID-19.

Mirëpo, Iasmin duket se ka vendosur një kriter të ri, kandidatët e saj duhet të kenë bërë vaksinën e koronavirusit.

“Fillimisht mendoja se do të ishte një karantinë e shkurtër, por zgjatja e saj i surprizoi të gjithë”. “Unë dua një burrë që të ketë bërë vaksinën e koronavirusit, kjo është kërkesa ime e parë në aplikime”, u shpreh Iasmin.

“Kam pasur gjithmonë pritshmëri të larta për ditën kur do të takoj një djalë, dhe dua që ai të jetë i veçantë. Por megjithë këtë dua që të kemi të gjitha masat për të evituar përhapjen e virusit”, shtoi ajo.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco