Me valixhe në duar, Stresi niset drejt një shteti tjetër

Me valixhe në duar, Stresi niset drejt një shteti tjetër

12:04, 17/12/2020

Reperi i njohur, Stresi vazhdon të jetë në kërkim nga policia, pasi ishte një ndër personat kryesorë gjatë protestave të bëra për Klodian Rashën, i riu që u vra nga efektivi i policisë më datën 8 dhjetor.

Ndërkohë, dje ai u shpreh se po përndiqet nga policia për shkak të deklaratave që ka bërë për kryeministrin Rama, madje i është dhënë një urdhër për ta rrahur.

Ditën e sotme, Stresi ka postuar në Instagram një foto me dy valixhe, ku tregon se është përgatitur për t’u larguar drejt një tjetër shteti.

“Ku???? A po ikim shtet tjeter, go go”, ka shkruar reperi krahas imazhit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco