Dafina Zeqiri do të vijë më një këngë të re, por kujt i dedikohet kënga ‘Zili”?

Dafina Zeqiri do të vijë më një këngë të re, por kujt i dedikohet kënga ‘Zili”?

12:13, 08/10/2020

Së fundmi, Dafina Zeqiri u shfaq me një ndryshim në look.

Mirëpo këngëtarja me anë të disa postimeve në InstaStory duket se ka një mesazh për dikë.

"Jam e lodhur nga ato femra që pretendojnë se janë feministe, bërtasin për ndihmë. Dhe kur ju hap një derë? Ato të kthehen kundër dhe madje edhe përpiqen… është shumë për të qeshur… ato përpiqen të të bëjnë ‘diss’ ty”. 

“Do të kem gjithmonë mbështetjen e vajzave të mia! Vajza jini vigjilente! Jo çdokush që ndihmoni është njeri i mirë! Karma ka një mënyrë shumë qesharake për të zbuluar të vërtetën… Ti e di se kush je!”, ka shkruar këngëtarja.

Dafina Zeqiri do të vijë shumë shpejt me një këngë të re, e cila do të titullohet ‘Zili’ dhe këtë lajm e ndau vetë Dafina me ndjekësit.

Nuk dihet çfarë e ka ngacmuar këngëtaren , por është e qartë se kjo këngë do të jetë një diss për dikë. Por për kë?!

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco