Presioni që ndjeu kur doli hapur me një femër dhe lidhja me aktorin. Kristen Stewart ‘rrëfehet’

Presioni që ndjeu kur doli hapur me një femër dhe lidhja me aktorin. Kristen Stewart ‘rrëfehet’

10:49, 08/10/2020

Aktorja e njohur, Kristen Stewart ka rrëfyer në ‘InStyle’, se si ndihej kur u etiketua 'lesbike' në moshën 21 vjeç.

Kristen thotë se tani që është 30 vjeç e kupton presionin që ndjeu atë kohë.

Ylli i serialit “Twilight”, foli dhe për lidhjen e dashurisë me aktorin Robert Pattinson, dhe tregoi dhe arsyen pse ajo ishte aq e kujdesshme me romancën.

“Ne bëmë gjithçka që mos na fotografonin, duke bërë gjëra që nuk i kishin menduar.”

Gjithashtu, ajo pranoi se la alkoolin dhe duhanin ditën që mbushi 30 vjeç.

Kristen ka pozuar në numrin e revistës “InStyle” për muajin nëntor, ku duket mjaft mirë.

Ajo ka qenë në lidhje me një vajzë, të quajtur Dylan Meyer për një vit, ku tregoi se si ndihej gjatë romancës.

 “Herën e parë që kam dalë me një vajzë, menjëherë po më pyesnin nëse isha lesbike”.

Isha vetëm 21 vjeç. Ndjeja se po lëndoja njerëzit me të cilët kam qenë. Jo sepse ndihesha e turpëruar që kisha dal hapur se isha lesbike, por sepse nuk më pëlqente ti tregoja publikut veten time. “

Gjithashtu, ajo ka qenë e lidhur dhe me Alicia Cargile, nga 2014 deri në 2016.

“Edhe në marrëdhëniet e mia të mëparshme, unë dhe partnerët e mi, bëmë gjithçka që të mos na fotografonin në jetën tonë”.

Marrëdhëniet e saj më të gjata ishin me Robert Pattinson, Michael Angarano dhe të ndjerin Anton Yelchin./K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco