Pas ndarjes nga Tom Cruise, Nicole Kidman tregon si u ndje në krahët e Keith Urban

Pas ndarjes nga Tom Cruise, Nicole Kidman tregon si u ndje në krahët e Keith Urban

10:28, 08/10/2020

Emri i Nicole Kidman u lakua kohët e fundit në media, pasi aktorja ndau disa momente dhe të vërteta nga jeta e saj me ish-bashkëshortin Tom Cruise .

53-vjeçarja, e cila prej 15 vitesh është në krahun e Keith Urban, tregoi se bashkëshorti i saj aktual , që në zanafillat e lidhjes,  ishte si një ‘mbrojtës’për të.

Aktorja, martesa e së cilës me yllin e Hollywood-it Tom Cruise përfundoi në 2011, i tha revistës Marie Claire këtë javë: “Keith erdhi dhe më mbrojti. Ai më ka dashur duke më dhënë besim dhe më ka bërë të ndjehem shumë komode”.

Për Nicole dhe Keith gjithçka nisi në vitin 2005 në G’Day LA Gala, ku u panë dhe u martuan vetëm një vit më vonë gjatë një ceremonie në Manly, Sydney.

Sipas Nicole, është komunikimi verbal çelësi i një martese të suksesshme dhe pa probleme.

Në një intervistë me Parade, ylli i aktrimit i habiti të gjithë kur tregoi: 'Ne kurrë nuk kemi dërguar mesazhe. Është interesante apo jo? '   

Ajo vazhdoi: 'Ne telefonojmë. Ne e kemi bërë këtë që nga fillimi”. 

Ndërsa Nicole shpesh flet publikisht për martesën e saj të fortë me Keith, të pakta janë rastet kur ajo kthen kokën mbrapa për të folur mbi atë çfarë kaloi me aktorinTom Cruise.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco