'Asgjë s'ka mbaruar', i fejuari i Demit nuk pranon ndarjen

'Asgjë s'ka mbaruar', i fejuari i Demit nuk pranon ndarjen

20:13, 28/09/2020

Pak ditë më parë, Demi Lovato dhe Ehrich Max i dhanë fund lidhjes së tyre. 

Por mesa duket, Max e ka të vështirë ta pranojë këtë gjë. Përmes disa postimeve në rrjete sociale, ai ka insistuar se nuk ka përfunduar zyrtarisht lidhja e tij me Demin.

Ai ka deklaruar  në Instagram se nuk ka folur me këngëtaren dhe se gjërat mes tyre nuk kanë marrë fund. 

Më pas, Max është penduar për të gjitha postimet dhe i ka fshirë.

“Deri në këto momente ne nuk kemi folur në telefon… nuk kemi mbaruar asgjë zyrtarisht me njëri-tjetrin”, shkroi Max në një postim.

Ndërsa në një tjetër shtoi: “Nëse po e lexon këtë… Do të të dua gjithmonë… pa kushte… nuk ka rëndësi se çfarë”.

Demi dhe Max u lidhën me njëri-tjetrin në muajin mars, gjithë periudhën e karantinimit e kaluan bashkë, derisa vendosën në korrik të fejoheshin.

 


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco