Mike Tyson flet për jetën në burg: Lash një punonjëse shtatzënë

Mike Tyson flet për jetën në burg: Lash një punonjëse shtatzënë

14:26, 28/09/2020

Mike Tyson ka treguar se e la shtatzënë një punonjëse.

Boksieri Mike Tyson i ka habitur të gjithë me detajet e reja që dha nga jeta e tij në burg, shkruajnë mediat e huaja.

“Mendoj se ishte gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një qenie njerëzore. Lashë shtatzënë një femër në burg. Po bëja një jetë në burg. Ashtu ishte e shkruar. Unë isha Mike Tysoni dhe të gjithë më jepnin çfarë dëshiroja. Të gjithë më flisnin sikur të isha një njeri i fortë apo një person i pëlqyer. Në fakt, unë isha thjesht një derr”, u shpreh ai.

Mike u burgos në vitin 1992 pasi u shpall fajtor për përdhunim në Indiana

Ai doli nga burgu  në vitin 1995 duke vuajtur më pak se tre vjet dënim.Në një episod të ‘Hotboxin’ With Mike Tyson’ me prezantuesin Jim GrayTash, ish-kampioni në kategorinë e peshave të rënda, ka folur për jetën e tij në atë periudhë./Lajmi.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco