I infektuar me Covid-19/ Stresi thyen karantinën duke festuar

I infektuar me Covid-19/ Stresi thyen karantinën duke festuar

13:59, 28/09/2020

Pak ditë më pare ishte vetë reperi i njohur Stresi, ai që bëri publik lajmin se ishte i prekur me Covid-19.

Madje jo vetëm kaq, por reperi kishte dhe një mesazh për të gjithë ndjekësit duke i këshilluar ato të bënin sa më shumë kujdes.

Mirëpo, është prapë vetë reperi, ai që ndau disa foto në llogarinë e tij në Instagram, ku duket qartë që jo vetëm nuk po qëndron i izoluar por shihet në shoqërinë e disa personave të tjerë.

Me sa duket, bëhët fjalë për një festë ditëlindjeje dhe të shumtë janë personat që ishin  të ftuar.

Pas publikimit të këtyre fotove, të shumta ishin reagimet në rrejtet sociale, ku të gjithë fansat i tërheqin vëmendjen reperit për thyerjen e rregullave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco