Disa ditë më parë, këngëtares me prejardhje shqiptare Eleni Foureira i erdhi një ftesë nga televizioni publik i Qipros për ta përfaqësuar sërish Qipron në Eurovizion.
Pas shumë aludimesh, skuadra e artistes kanë dhënë përgjigje.
Me sa duket, Eleni ka vendosur ta refuzojë kërkesën për të qenë përfaqësuese e Qipros në Eurovizion.
E kjo, jo për shkak të mungesës ë dëshirës por sepse akoma nuk dihet nëse do të ketë publik.
Por gjithashtu nga ana tjetër është përfolur që Qipro tashmë i ka kërkuar këngëtares Kalomira të përfaqësojë Qipron këtë vit në Eurovizion. Por, akoma nuk ka një përgjigje apo konfirmim nga ana e saj.
© SYRI.net