Rita Ora dhe njëherë na kujton se ndihet krenare për origjinën e saj

Rita Ora dhe njëherë na kujton se ndihet krenare për origjinën e saj

11:01, 28/09/2020

Rita Ora, këngëtarja nga Kosova me famë botërore, gjithmonë ka treguar se është krenare për origjinën e saj dhe nuk e mohuar asnjëherë atë.

Teksa ngjitet çdo ditë e më lart në karrierën e saj duke korrur vetëm suksese, ajo herë pas here ju kujton të gjithëve çfarë gjaku i rrjedh në vena.

Së fundmi, në llogarinë e saj në Instagram ajo ka ndarë me ndjekësit një foto, ku duket një pikturë më motive kombëtare. Në fotot duket Rita, tek mban në krah dy flamujt,të Kosovës dhe të Shqipërisë.

‘E dua këtë’ ka shkruar Rita mbi foton, duke treguar dhe njëherë sa krenare është për origjinën e saj.

Image

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco