Lian ‘ka gjetur nuse’ por përgjigja se çfarë do të bëjë me të do t’ju shkrij së qeshuri

Lian ‘ka gjetur nuse’ por përgjigja se çfarë do të bëjë me të do t’ju shkrij së qeshuri

10:38, 17/09/2020

Vesa Luma, këngëtarja kosovare e martur me këngëtarin Big Basta, para katër vitesh u bë nënë e një djali, që e quajti Lian.

Me sa duket, Lian ka një pasion, t’i imitojë të rriturit dhe të sillet si i tillë.

Në videon që Vesa Luma ka ndarë më ndjekësit InstaStory duket që Lian pretendon se ka gjetur nuse.

Madje, Vesa, ‘ nuk është treguar e kujdesshme’ dhe ka zbuluar dhe emrin e nuses së tij, ajo quhet Sara.

Tash kemi me e marrë atë nusen dhe kemi me e sjellë këtu. Çfarë ke me bo ti me atë nusen tënde këtu?”- e pyet këngëtarja, ndërsa gjesti i Liamit na bën ta mbajmë barkun me dorë nga të qeshurat

Ai tregon se ka për ta ngrënë nusen sa të vijë në shtëpi, ndërsa Vesa nis t’i këndojë një këngë e cila në shqip përkthehet: Kur isha 7-vjeç, mami më tha gjej një nuse, sepse do të ngelesha vetëm…”

Me sa duket Lian nuk priti dot deri atëherë dhe e gjeti nusen që tani!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco