'Konsumatori': E diela pushim në Prishtinë, ndikon në uljen e punës së bizneseve

'Konsumatori': E diela pushim në Prishtinë, ndikon në uljen e punës së bizneseve

08:10, 20/02/2020

Asamblistët e partive të Kuvendit Komunal të Prishtinës, gjatë javës së kaluar u morën vesh që të në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal, ekzekutivi të sjell rregulloren e re të punës së bizneseve.

Sipas kësaj rregullore, e diela do të jetë pushim për të gjitha bizneset në kryeqytet.

Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve ngrit shqetësimin se ky veprim i Komunës së Prishtinës nuk është i mirë pasi që ndikon në uljen e punës së bizneseve.

Kryetari i kësaj shoqate, Selatin Kaçaniku, në një përgjigje dhënë për arbresh.info thotë se komuna duhet të sigurojë zbatimin e ligjit të punës dhe jo të krijojë ligje të reja ngase sipas tij bizneset e caktuara duhet të punojnë edhe të dielave.

“Nëse është qëllimi për rregullimin e orareve të punës dhe eksploatimi i punëtorëve, komuna duhet që përmes inspektoratit te punës që e ka në kuadër të saj, të bëjë që bizneset ta respektojnë orarin e punës dhe ligjin e punëtoreve, por jo duke i kufizuar bizneset”, deklaroi ai.

Ndryshe, në disa komuna tashmë është rregulluar puna e bizneseve ditën e diel, derisa në disa të tjera është diskutuar, por ende nuk ka një vendim të prerë në lidhje me pushimin e të dielës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco