Qeveria në largim s’mund ta çojë projektbuxhetin 2020 në Kuvend

Qeveria në largim s’mund ta çojë projektbuxhetin 2020 në Kuvend

15:49, 20/01/2020

Artan Murati nga shoqëria civile, ka thënë se Qeveria në largim nuk mund ta sjellë Projektbuxhetin për vitin 2020 në Kuvend, ndonësë ditë më parë njohës të ekonomisë e kishin përmendur një mundësi të tillë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murati ka thënë se për të ndodhë një gjë e tillë, Kuvendi duhet të ketë funksional Komisionin për Buxhet e Financa, si fillim, në mënyrë që të trajtohet ai Projektbuxhet.

“Për me tepër, nuk mund te ketë Komisione Parlamentare pa qenë e ditur sa ministri do të jenë, sepse Komisionet krijohen neë bazë të numrit të ministrive të cilat duhet të mbikëqyren. Ka edhe arsye tjera, të cilat nuk po i listoj këtu”, ka shkruar Murati.

Ai ka thënë se qeveria në ikje e legjislaturës së gjashtë dhe legjislatura e shtatë nuk funksionojnë bashkë.

“Legjislatura e shtatë, qeveria në ikje e legjislaturës se gjashtë – nuk funksionojnë bashkë. Kjo është shume e qarte. Mos të krijohet konfuzion neper tv, dhe mos te flitet për gjera qe nuk jemi te sigurt se qëndrojnë ashtu siç themi.”, thuhet në postimin e Muratit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco