Fitimet qindra milionëshe të kompanive të sigurimeve janë FakeNews

Fitimet qindra milionëshe të kompanive të sigurimeve janë FakeNews

11:20, 21/11/2019

12:06

Pas paralajmërimeve për protesta kundër vendimit për rritjen e çmimit të sigurimeve, zv.guvernatori Havolli thotë se janë të gatshëm të i ndegjojnë kërkesat e të pa kënaqurve, dhe nëse ata kanë argumente do i marin parasysh.

"Jemi në dispozicion të i japim sqarimet tona, por nëse ata kanë argumente të cilat neve na bindin që ne kemi gabuar, ne do ti marrim parasysh patjetër.

Ndërsa për raportimet se kompanitë e sigurimeve, sigurojnë fitim prej 30% në bazë vjetore, Havolli i ka përgënjeshtuar.

"Ato të dhëna janë FakeNews, janë një mashtrim për qytetarët, pasi të dhënat tona thonë ndryshe", ka shtuar Havolli

Kujtojmë se para disa ditëve u publikuan të dhëna  se kompanitë e sigurimeve krijojnë të hyra rreth 900 milionë euro, në vit ndërsa kanë kompenzuar dëme rreth 308 milionë euro, pra rreth 579 milionë euro kanë pasur të hyra, ndërsa shpenzime administrative kanë pasur 270 miljonë euro, kurse, fitimi për kompanitë e sigurimit ë janë 309 milion euro, që nga pas lufta"

 

11:36

Mehmeti iu është përgjigjur raportimeve të fundit se kompanitë e sigurimeve kanë marrëveshje për unifikimin e çmimit.

"Sa i përket marreveshjeve, nuk jemi në dijeni, por nëse keni fakte do marrim masa menjëherë, dhe për të gjitha shkeljet do të jemi të gatshëm të bashkepunojmë më prokurorinë.

 

11:32

Guvernatori i BQK-së Fehmi Mehmeti, thotë se kanë lënë edhe një opsion rreth çmimit të tarifave për sigurimin e automjeteve.

Ai tha se nëse s'ka pajtime, një kompani e huaj mund të rishikojë çmimet dhe të merret një vendim. 

“Jemi dakord që të rishikohet çmimi, mund të vendos ndonjë kompani ndërkombëtare”, tha ai.

 

11:20

Banka Qendrore e Kosovës, përmes një konference për media ka sqaruar arsyen se pse ka ardhur deri te rritja e cmimit të sigurimeve

Guvernatori I Bankës Fehmi Mehmeti , tha se deri te ky vendim ka ardhur si shkak I shkallës së inflacionit, e cila prej vitit 2001 deri tani është rritur në shkallën 31 përqind

Ai ka thënë se deri te ky vendim,  ka ardhur edhe për shkak se BQK si rregullator mbikeqyrës ka pasur për qëllim mbrojten e polismbajtësve.

“Fondi Monetar Ndërombëtar në rekomandimet e tyre ka cekur që duhet të bëhet rishikimi vjetor I sektorit të sigurimeve. …Edhe pse është kërkesë ligjore që çdo vit të bëhet rishikimi kjo nuk ka ndodhur deri më tani, ne e kemi shmang një shkelje ligjore." tha Mehmeti

Mehmeti ka numëruar edhe faktorët e tjerë të cilët kanë çuar BQK-në deri tek vendimi për rritjen e çmimit.

…Ndër faktorët kryesor përveq rritjes së inflacionit është rritja e pagës mesatare, faktori i numrit të dëmeve, rritja e shumës së detyrueshme minimale,” ka shtuar Mehmeti.

Ndërkaq, zv.guvernatori Sokol Havolli, po ashtu tha se ky vendim për rritjen e tarifave, u bë për mbrojtje të klientëve.

“Duhet të kapitalizohet industria e sigurimeve”, tha ai.

“Duhet të kemi sektor të shëndetshëm të sigurimeve, kompanitë e sigurimeve duhet të jenë të gatshme të mbulojnë obligimet ndaj qytetarëve e të mos mbesin borxh”, shtoi ai.

(Konferenca është duke vazhduar, Syri.net Kosova do iu mbajë të informuar)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco