Telekomit të Kosovës i bllokohen llogaritë bankare

Telekomit të Kosovës i bllokohen llogaritë bankare

20:42, 29/02/2024

Telekomit të Kosovës i janë bllokuar të enjten pasdite llogaritë bankare, pas vendimit të Gjykatës Komerciale lidhur me borxhin prej 5.7 milionë euro ndaj Z-Mobile.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Telekom, Lamih Balaj.

Ai ka thënë se bllokimi i llogarive ka ndodhur sot rreth orës 16:00. Balaj tha se nesër do të dalin me reagim zyrtarë pas këtij vendimi.

Telekomi i Kosovës ditë më parë e ka cilësuar antiligjor dhe të dëmshëm aktvendimin e Gjykatës Komerciale për kontestin nga vendimi i Arbitrazhit të 2016-s me kompaninë “Dardafon/Zmobile”, duke thënë se sipas këtij vendimi, hapen rrugë për bllokimin e llogarive bankare të Telekomit “dhe grabitjen e shumës prej mbi 5.7 milionë € të tjera”.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco