BQK: Remitencat për muajin janar ishin 84.6 milion euro

BQK: Remitencat për muajin janar ishin 84.6 milion euro

16:03, 29/02/2024

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka publikuar statistikat financiare për institucionet tjera financiare (jobanka) dhe remitancat për muajin janar 2024.

Sipas njoftimit të BQK-së remitencat për muajin janar ishin 84.6 milion euro.

“Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 63.3%, përmes bankave 19.4%, ndërsa kanalet tjera 17.3”, ka njoftuar BQK.

Ndërkaq, remitancat deri në fund të dhjetorit 2023 arritën vlerën rreth 1 miliard e 343.4 milionë euro.

“Remitancat deri në fund të dhjetorit 2023 arritën vlerën rreth 1,343.4 milionë euro, e cila paraqet rritje vjetore prej 10% “, njoftoi BQK.

Kurse, asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit janar 2024 arritën vlerën 312.2 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 6.8 milionë euro krahasuar me muajin paraprak

“Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit janar 2024 janë rritur për 41 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke shënuar vlerën rreth 2.75 miliardë euro”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco