BQK: Tërheqja dhe deponimi i parave bëhet sipas Rregullores së re, nuk ka asnjë kufizim shtesë për dinarin

BQK: Tërheqja dhe deponimi i parave bëhet sipas Rregullores së re, nuk ka asnjë kufizim shtesë për dinarin

16:48, 20/02/2024

Banka Qendrore e Kosovës ka demantuar pretendimet e mediumit serb “Kosovo Online” – i kontrolluar dhe financuar nga pushteti në Serbi dhe agjencitë ruse të inteligjencës – që sot ka raportuar se gjoja “autoritetet e Prishtinës” kanë marr vendim për të kufizuar tërheqjen ne vlerë prej 10 mije dinarë. Sipas BQK’së një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Ju vëmë ne dijeni se tërheqja dhe deponimi i mjeteve bëhet sipas Rregullativës ne fuqi, njëjtë për te gjithë, dhe BQK nuk ka vendosur asnjë kufizim shtese për këtë qellim. Prandaj, BQK ju bënë me dije se një njoftim i tillë është i pasakte dhe i pavërtetë”, ka sqaruar BQK-ja në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net.

“Andaj, për sa i përket pjesës se BQK-se, tashme i kemi dhënë sqarimet e Rregullores për Operacione me Para te Gatshme ne materialin Pyetjet dhe Përgjigjet me te Shpeshta : BQK publikon dokumentin “Pyetjet dhe Përgjigjet më të Shpeshta mbi Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme” | Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (bqk-kos.org) ; FAQ-Rregullorja-per-Operacione-me-Parate-e-Gatshme_UPDATE-27_30.pdf (bqk-kos.org). Po ashtu, Plani i lehtësuar jep detaje mbi afatet e zbatimit te Rregullores: Plani i BQK-së për zbatim të lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme | Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (bqk-kos.org), dhe BQK lëshon në funksion linjën për qytetarë PA PAGESË 0800 222-55 | Banka Qendrore e Republikës së Kosovës“, referon tutje BQK’ja në përgjigjen e saj.

Ndryshe, sipas disa qytetarëve të komunave me shumicë serbe në Kosovë sot ata kanë mundur të tërheqin vetëm deri në 10 mijë dinarë, ose 85 euro, nga ndihmat sociale që ua sjell atyre Beogradi në Kosovë.

Përkundër vendimit të BQK’së për paratë e gatshme në Kosovë, raportohet se sot në komunat e banuara me shumicë serbe, qytetarët kanë tërhequr një pjesë të ndihmave sociale në Serbia që kryhen me dinarë.

Kështu të paktën pretendojnë disa folës për “Kosovo-Online”, mediumin serb të kontrolluar dhe financuar nga pushteti në Serbi dhe agjencitë ruse të inteligjencës.

Megjithatë, sipas këtij raportimi, banorët serbë në Kosovë kanë mundur të tërheqin vetëm një sasi të kufizuar të parave në dinarë. Kjo për shkak të mosdorëzimit të dinarëve në Graçanicë për disa ditë, shkaku i vendimit të BQK’së.

Njëjtë raportohet të ketë ndodhur edhe në Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviq ku pretendohet se janë krijuar radhë para postës dhe bankomateve për t’i tërhequr ndihmat nga Beogradi.

Qytetarët serbë raportohet se këtë herë kanë mundur të tërheqin vetëm deri në 10 mijë dinarë, ose 85 euro.

“Sot limiti është vetëm 10 mijë dinarë, që do të jetë shumë pak për qytetarët. Ata nuk mund të planifikojnë jetën e tyre, të paguajnë faturat, veçanërisht është e vështirë për qytetarët e moshuar”, citohet të ketë deklaruar një banor nga Leposaviqi pasi tërhoqi paratë.

“Këto 10.000 na mjaftojnë që të kthehemi në shtëpi. Kaq mjaftojnë për të blerë dy kuti cigare. Është mjaft e vështirë, vetëm duhet t’ia dalim si dikur, të shkojmë në Serbi për të marrë paratë”, thotë një tjetër qytetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco