Kalon mbi 180 mijë copë numri i kartëmonedhave prej 500 euro të tërhequra nga qarkullimi dhe depozituara në BQK

Kalon mbi 180 mijë copë numri i kartëmonedhave prej 500 euro të tërhequra nga qarkullimi dhe depozituara në BQK

15:02, 16/02/2024

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se pas hyrjes në fuqi të rregullores për Operacione me Para të Gatshme se numri i kartëmonedhave prej 500 euro të deponuara nga qytetarët në bankat komerciale dhe me pas në BQK, si para të tërhequra nga qarkullimi, ka kaluar mbi 180,500 njësi, duke tejkaluar vlerën e 90 milionë e 250 mijë eurove.

Në komunikatën e BQK-së, thuhet se ky është ndër efektet e drejtpërdrejta të Rregullores që nga miratimi i saj, duke kontribuar në arritjen e qëllimit për një sistem financiar me integritet dhe që ndihmon në strategjinë kombëtare kundër informalitetit dhe dukurive të ndërlidhura.

Rregullorja për Operacione me Para të Gatshme përveç tjerash përcaktoi që të gjitha institucionet financiare bankare dhe jobankare janë të obliguara që të ndalojnë riqarkullimin e kartëmonedhës 500 euro te klientët e tyre.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të avancuar kornizën ligjore dhe mbikëqyrëse në zbatim të mandatit të saj kushtetues dhe në pajtim me objektivat strategjike të saj, me transparencë dhe përkushtim ndaj publikut”, thuhet në komunikatën e BQK-së. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco