Tenderi tre milionësh për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, përfundon në Gjykatën Komerciale

Tenderi tre milionësh për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, përfundon në Gjykatën Komerciale

09:20, 16/02/2024

Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë (INSI) ka njoftuar se padia e tyre për tenderin e tre milionë eurove për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, do të shkojë në Gjykatën Komerciale.

Përmes një komunikate, INSI ka bërë të ditur se do të mbajë një konferencë për media të premten, ku do t’i shpjegojë shkeljet e pretenduara të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit në lidhje me tenderin “Zhvillimi i masterplanit për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’”, në vlerë tre milionë euro.

Në këtë konferencë, avokati i kompanisë, Qëndrim Arifi, do të drejtohet drejt mediave, po ashtu prezent do të jetë edhe drejtori i kompanisë, Ismajl Baftijari.

Ata do t’i prezantojnë argumentet dhe shenjat e shkeljeve të pretenduara dhe do të diskutojnë kërkesën e tyre për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të OSHP-së.

Konferenca është planifikuar të mbahet këtë të premte në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco