Dogana e Kosovës ka njoftuar se pala serbe në pikën kufitare në Jarinje ka pyetur nëse mund të importojnë para.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë se pala kosovare ua ka sqaruar se pa pasur autorizim të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nuk lejohet qarkullimi i mjeteve monetare.
Sipas tij, përfaqësues të palës serbe sot kanë pyetur në pikën doganore në Jarinje se nëse mund të importojnë para.
“Ne ua kemi sqaruar se pa pasur autorizim nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) nuk lejohet qarkullimi i mjeteve monetare”, ka theksuar Stavileci për RTK.
Kurse, autoritetet serbe kanë thënë se më 7 shkurt nuk është lejuar dërgimi i dinarëve në Kosovë.
© SYRI.net