Analisti Shenoll Muharremi nuk është habitur me importin e madh të perimeve nga Shqipëria.
Ai ka bërë me dije se 35 milionë euro të shpenzuar për këtë çështje janë minore në krahasim me humbjet tregtare të Kosovës pas luftës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se nga vitit 2021 Kosova ka humbur mbi 51 miliardë euro humbje tregtare ekonomike.
“Kishte publikuar Instituti Gap një grafikon ku paraqiteshin rreth 35 milion euro importe të perimeve (domate, patate, molla..). Shumica e njerëzve që po shof janë 'shokuar'. Disa edhe po i fajsojnë bujqit e fermerët si dembelë. Por është pak çudi, për shkak se kjo është vetëm një qime floku në krahasim me situatën reale që kemi. Ne deficit tregtar në mallra kemi rreth -5 miliardë euro në vit. Dmth 35 milion janë asgjë krahasuar me këtë. Kur kam llogaritur javën e kaluar, ne kemi mbi 51 miliardë humbje tregtare ekonomike prej vitit 2001. Pse po befasohemi kaq shumë me disa milion, apo ne nuk e dijmë gjendjen tonë reale?”, ka shkruar ai.
Sipas tij, për importin e madh në këtë fushë nuk i kanë fajet bujqit, por sistemi.
“Gjithashtu duhet me pas kujdes mos me i ofenduar bujqit e fermerët. Kosova nuk ka fermerë dembela por NUK KA SISTEM. Zigjiri i vlerave nuk është në favor të bujkur kosovar. Ne nuk kemi kapacitete të procesitmit, ruajtjes dhe rifrigjerimit. Rrjedhimisht, kur fermeri jonë e plason në treg produktin, të gjithë e plasojnë të njejtën kohë, dhe çmimi bie për toke nga oferta e madhe përmenjëherë. Ky nuk është dështim i fermerit, por dështim i tregut që qeveria duhet rregulluar. Femeri në këto kushte të pavarorshme ka më shumë gjasë me humbë sesa me fitu”, ka shkruar ai.
Muharremi ka vlerësuar se në Kosovë duhet të ndryshohet qasja e shtetit ndaj bujqësisë.
“Ne si shtet po e dështojmë fermerin. Edhe rrjetet e marketeve marrin nga jashtë e jo nga fermeri kryesisht. I kuptoj, sepse fermeri jonë nuk mundet me qene konkurrent dhe stabil, mundet vetëm në kulm të sezonës me furnizu tregun, e marketeve ju duhet qendrueshmëri e stabilitet me furnizimi. Këto janë probleme strukturore dhe ne duhet me u kthy kah ekonomia jonë. Me zhvillu programe serioze, jo me disa milion, por me miliarda që me përmirësu infrastrukturën dhe sistemin e zingjirin e vlerave. Prej çasjes në financa e deri tek hyrja në treg fermeri vendor është i diskriminuar. Vetëm shiqoni, normat më të larta të kredive janë për bujqësi, e duhet me qenë më të lirat. Edhe minsitra jau jep subvecionet që duhet me ju jap në pranverë në dimër. Qeveria nuk po e shiqon me rregullu këtë dështim të tregut dhe sistemit. Kështu ne po qesim jashtë vendit e humbasim rreth 50% të GDP çdo vit! Fajin e ka sistemi e jo individi! As biznismeni e fermeri apo prodhuesi. Këta janë të diskriminuar në vendin e tyre dhe kjo duhet ndryshuar”, ka shkruar Muharremi.
© SYRI.net