U bë kryetemë diskutimi dy ditët e fundit. Bëhet fjalë për rregulloren që miratoi Banka Qendrore, sipas të cilës monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro.
Por kjo çështje po del se ka kohë që ishte rregulluar kështu.
Sipas ish-guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti, kjo parashihet me Kushtetutë, si dhe me Ligjin e Bankës Qendrore që nga maji i 2012-ës. Ai tregoi se në të kaluarën ka pasur raste kur është ndëshkuar mospërdorimi i euros për qëllime pagese.
Për këtë temë reagoi Bashkimi Evropian që pohoi se po e analizon këtë çështje dhe se ka kërkuar sqarime.
Sipas Gërxhaliut, ky mund të jetë një pretekst që të përshpejtohet procesi i themelimit të Asociacionit, si një pakënaqësi që mund të përdoret nga serbët, kinse nga pamundësia e pagesave.
© SYRI.net