Parashikimi i motit për ditën e sotme, e enjte 11 janar

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e enjte 11 janar

07:48, 11/01/2024

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak vendi ynë sot pritet të ndikohet nga kushtet atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta.

Moti pritet të jetë i kthjellë dhe me alternime vranësirash në orët e mesditës dhe pasdites vonë kryesisht në jug të vendit.

Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdetin jugor era arrin shpejtësi deri 10m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 5°C

në zonat e ulëta 1 deri 16°C

në zonat bregdetare 4 deri17°C

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco