Çfarë duhet të dini për euron dixhitale

Çfarë duhet të dini për euron dixhitale

09:31, 06/01/2024

Banka Qendrore Evropiane ka kohë që po punon për euron dixhitale dhe është shprehur se do ti duhen gjithsej dhe dy vite për fazën e përgatitjes së saj.

Por nëse euro dixhitale do të vijë në të vërtetë dhe se në çfarë datë kjo nuk është ende e qartë.

Por çfarë është një euro dixhitale?

Me euro dixhitale synohet të jetë një tjetër mundësi pagesë për qytetarët e BE-së. Ai ruhet në një portofol dixhital dhe ju duhet një kartë ose smartphone për ta shpenzuar gjatë blerjeve.

A i zëvëndëson paratë cash euroja dixhitale?

Jo. Euro dixhitale ka për qëllim vetëm të plotësojë paratë cash. BE dëshiron të përcaktojë ligjërisht se paratë cash do të vazhdojnë të pranohen edhe pas futjes së euros dixhitale.

A është e nevojshme euro dixhitale?

Euro dixhitale nuk zgjidh një problem specifik. Në fund të fundit pagesat pa para kanë qenë prej kohësh të mundshme duke përdorur kartat EC, kartat e kreditit, aplikacionet e telefonit celular ose ofruesit si PayPal.

Pse duhet prezantuar euro dixhitale atëherë?

Pagesa pa para në dorë funksionon pothuajse ekskluzivisht nëpërmjet ofruesve privatë të shërbimeve amerikane si si Mastercard, Visa, Apple Pay, Google Pay ose Paypal. Me euron dixhitale, Evropa dëshiron të bëhet e pavarur nga korporatat ndërkombëtare. Për më tepër, qëndrueshmëria e monedhës dixhitale duhet të garantohet nga BQE.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco