SYRI TV/ Euro vijon në nivele të ulëta, ndikim negativ te eksportuesit

16:57, 02/01/2024

Euro vijon të mbetet në nivele të ulëta. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, këtë të martë një euro blihet me 102.5 lekë dhe shitet 104 lekë. Euro pësoi rënie thuajse gjatë gjithë vitit të kaluar, ku u zhvlerësua kundrejt monedhës vendase. Ndërkohë, referuar kursit zyrtar të këmbimit, rënie kanë patur edhe valuta të tjera.

SYRI TV

Euro vijon të mbetet në nivele të ulëta. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro këtë të martë blihet me 102.5 lekë dhe shitet 104 lekë. Përgjatë gjithë vitit që sapo lamë pas, euro pësoi rënie të ndjeshme e që prej asaj kohe është zhvlerësuar kundrejt monedhës vendase.

Në shifra, rënia e euros ka rezultuar e volitshme për ekonominë në disa aspekte, në kuadër të sektorit të kredisë, për importuesit po ashtu, sikundër edhe në pagesat për borxhin e jashtëm, dhe në terma të përgjithshëm për zbutjen e inflacionit teksa leku është në pozitë të fortë. Por me humbje, rënia e euros ka ndikuar tek eksportuesit, kryesisht ato fason që kanë kërkuar edhe subvencione nga qeveria, familjet e emigrantëve dhe ata që kanë kursimet në euro. Gjithsesi, sipas ekpertëve të ekonomisë rënia në këto nivele të euros nuk është aspak normale.

Por ndonëse vëmendja është më e përqendruar në kursin e euros pasi një pjesë e të ardhurave nga emigrantët janë në këtë valutë, rënie kanë patur edhe valuta të tjera. 

Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këtë këtë 2 janar dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet me 94.2 lekë, franga zvicerane këmbehet në blerje me 109.8 lekë, ndërsa në shitje me 111.3 lekë, paundi britanik blihet me 117.8 lekë dhe shitet me 119.3 lekë, ndërsa dollari kanadez këtë të martë në blerje këmbehet me 69.7 lekë, ndërsa në shitje me 71.4 lekë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco