ATK-ja grumbulloi 842 milionë euro këtë vit – Murtezaj: Dorëzuam 42 kallëzime penale, shqiptuam mbi 759 gjoba

ATK-ja grumbulloi 842 milionë euro këtë vit – Murtezaj: Dorëzuam 42 kallëzime penale, shqiptuam mbi 759 gjoba

11:08, 28/12/2023

842 milionë euro janë të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për vitin 2023. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka një rritje për 118 milionë euro apo 16 për qind.

Këto të dhëna u bën të ditur nga drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj në konferencën e fundit për këtë vit së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati.

“Kontributet pensionale janë 273 milionë euro, ndërsa së bashku me kontribute kapin shifrën e 1.1 miliard euro. Viteve të fundit kemi kurorëzuar shumë suksese. Inkasimi i borxheve këtë vit është 163 milionë euro, ndërsa tatimi, ndëshkimi si tërësi kapin shifrën e 529 milionë euro. Punë të madhe ATK-ja ka kryer edhe në luftën kundër evazionit tatimor”.

Sipas Murtezajt, gjatë këtij viti janë kryer 212 aktivitete për shmangie tatimore, një bastisje, 22 raste të hapura nën dyshimin e shmangies tatimore, 42 kallëzime penale, 76 raporte informuese për Prokurorinë e 14 aksione së bashku me institucionet tjera ligj zbatuese.

E sa i përket aktiviteteve përmbushëse, këtë vit janë shqiptuar 715 gjoba për mallin pa origjinë në vlerë prej 4.9 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco